Agjerimi: shtyllë e Islamit

Agjerimi: shtyllë e Islamit

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Lavdia i takon Allahut. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Muaji i Ramazanit, muaj i lartësimit shpirtëror, muaj i afrimit dhe i manifestimit të unitetit, muaj i udhërrëfimit dhe i mëshirës, muaj i edukimit dhe i vetëmposhtjes, muaj i lirisë dhe i vëllazërisë. Udhëtari bën përgatitjet e duhura për udhëtim, punëtori aftësohet për të zotëruar zanatin a profesionin ashtu si edhe muslimanët përgatiten për këtë muaj. Nisur nga kjo, menduam t’i përmbledhim disa rregulla themelore mbi rëndësinë e Ramazanit dhe t’ua prezantojmë besimtarëve agjërues, që ky ibadeti të jetë më i pranuar tek Allahu xh.sh..
(Përkufizimi)
Agjërimi është përmbajtje (imsak) nga çka do që e prish atë, në kohën prej agimit të dytë deri në perëndim të diellit të ditës që agjërohet.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow