Obligueshmëria e Agjerimit

Obligueshmëria e Agjerimit

Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare, 183) Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Islami u ngrit mbi pesë shtylla: Dëshmisë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Tij, faljes së namazit, dhënies së zekatit, agjërimit të Ramazanit, haxhit për atë që ka mundësi.” (Hadith) Konsensusi i dijetarëve islamë është se agjërimi është i obligueshëm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow