Do të mbetet vetëm ajo që është bërë për All-llahun

Do të mbetet vetëm ajo që është bërë për All-llahun

Imam Sujutiu ka thënë se vepra el-Muwatta e shkruar nga Ibn Ebi el-Dhi’b ishte më e madhe në vëllim sesa ajo e shkruar nga Imam Maliku.

Kështu, Imam Malikut i ishte thënë:

“Atëherë, ç’dobi do të ketë puna juaj?”

Ai i ishte përgjigjur me qetësi:

“Do të mbetet ajo që është bërë sinqerisht vetëm për Allahun!”

( Al-Sujuti në Tadreeb el-Raawee (1/93) )

Allahu e bëri Muwatta -në e shkruar nga Imam Maliku të famshme dhe e shpërndau atë kudo në Tokë, ndërkohë që Muwatta -të e shkruara nga autorë të tjerë nuk ishin edhe aq të suksesshme.

Ndërkohë që është mirë të përpiqesh për më të mirën, të mos na bëjë kjo garë të harrojmë qëllimin e vërtetë, i cili është se veprat e mira duhet t’i kushtohen vetëm Allahut dhe askujt tjetër.

Është madhështia e qëllimit të pastër ajo që do t’i bëjë të mëdha te Zoti ynë edhe veprat më të vogla që ne bëjmë.

Kështu, nga dita e sotme dhe në vazhdim, t’ia kujtojmë vetes sonë: “Çdo gjë duhet bërë vetëm për Allahun e Madhëruar!”

Cili është reagimi juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow