Bashkësia Islame e Kosovës njofton datat e udhëtimit për Haxhin 2025

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, përmes Drejtorisë për Haxh dhe Umre, ka njoftuar se besimtarët që këtë vit do të marrin pjesë në pelegrinazhin e Haxhit do të nisen – me lejen e Zotit – në datat 24, 25, 26 dhe 27 maj 2025.
Udhëtimi i tyre drejt vendeve të shenjta do të realizohet në bashkëpunim me kompaninë ajrore Turkish Airlines, e cila do të jetë përgjegjëse për transportin e haxhinjve drejt Arabisë Saudite.
Po ashtu, Drejtoria për Haxh dhe Umre bën të ditur se kthimi i besimtarëve është parashikuar të ndodhë më 16, 17 dhe 18 qershor 2025.
Lusim Zotin e Madhëruar që besimtarëve tanë t’ua lehtësojë dhe t’ua pranojë shkuarjen në Haxh.
Cili është reagimi juaj?






