Leximi i Kur”anit

Leximi i Kur”anit

Leximi i Kur”anit shpirtit i jep jet,

Zemra lumturohet, njejt si në xhenet.

Fjala e All-llahut njeriun e mbron, nga cytjet e shejtanit bindjen ja forcon.

Kur lexoj Kur”anin po shoh të vërtetën,

Në të vjej lumturin, më shumë e shijoj jetën.

Lidhjen me All-llahun më tepër e forcoj,

Është udhërrëfyes drite, nëse unë e pasoj.

Mësimet prej Kur”anit jetën ma kan ndryshuar,

Libri i All-llahut, thesar që s’ka të çmuar.

dhurata më e bukur, që na është dërguar,

Dobitë e tij të shumta, nuk kan të mbaruar.

Fjala e All-llahut ç’do zemër e shëron,

Është rruga më e sigurt, që në Xhenet të çon!

Sa më shumë ta ndjekësh, jetën ta ndriçon,

Në grada lartësohesh,  sa her që e lexon.

Vall, ne çfar po presim që kohën se shfrytëzojmë,

Rrugën e Profetit, si duhet ta pasojmë.

Me librin e All-llahut, më tepër të punojmë,

Në ditën e gjykimit, për ne do të ndërmjetësoj!

Në të dyja botët, Kur”ani është dritë,

Të bëjmë vepra të mira në të Zoti na nxit.

Ta refuzojmë të kotën, të ecim me besim,

Leximi i Kur”anit, në fund është adhurim!.

Veç ty o Zot i vetëm, unë të adhuroj,

Falje dhe mëshirë, prej teje po kërkoj.

Nga thellësia e shpirtit, një lutje ta drejtoj,

Zot ma mundëso, Kur”anin ta kuptoj!

(Andon Çepe)

Cili është reagimi juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow