Si falet Namazi i Fitër Bajramit?

Si falet Namazi i Fitër Bajramit?

Namazi i Bajramit falet dy herë në vit, në Bajramin e Ramazanit dhe atë të Kurbanit. Është vaxhib dhe falet në ditën e parë të Bajramit, pas lindjes së diellit.

Ngrihemi në këmbë, drejtohemi nga Kibla dhe mbajmë radhën të rregullt me të tjerët. Bëjmë nijetin për të falur namazin e Bajramit dhe fillojmë duke thënë “Allahu Ekber”. Lidhim duart nën kërthizë, vendosim të djathtën mbi të majtën dhe lexojmë Subhaneken në heshtje.

Imami merr tekbir dhe ngrit duart tek veshët. Të gjithë e ndjekin dhe pastaj i lëshojnë duart poshtë. Ky veprim përsëritet tri herë; në herën e tretë, lidhim duart. Imami lexon Fatihanë dhe një sure, ndërsa të tjerët dëgjojnë. Pastaj bëhet ruku dhe dy sexhde, e më pas ngrihemi për rekatin e dytë.

Në rekatin e dytë, imami përsëri lexon Fatihanë dhe një sure. Pas leximit, ai merr tre tekbire, duke ngritur duart dhe pastaj duke i lëshuar poshtë. Në tekbirin e katërt, bie në ruku, pastaj pason sexhdeja dhe ulja e fundit.

Në uljen e fundit, lexojmë Ettehijjatu, Salavatet dhe Rabbena, më pas japim selam majtas dhe djathtas. Pas faljes së namazit, dëgjojmë hutben e imamit dhe bëjmë tekbiret e Teshrikut.

Gjatë Kurban Bajramit, këndojmë tekbire pas çdo namazi farz, nga sabahut i ditës së parë deri pas ikindisë së ditës së katërt.

Tekbiri i Teshrikut:
“Allahu Ekber, Allahu Ekber, la ilahe il’lallahu uallahu ekber, Allahu ekber ue lil’lahil hamd.”

Cili është reagimi juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow