Gjërat që janë të pa pëlqyera gjat Agjerimit

Përdorimi i brushës së dhëmbëve ose i misvakut : Në parim është i lavdërueshëm, por gjatë agjërimit është mekruh (i papëlqyeshëm) nëse misvaku është i lagur, pasi uji mund të shkojë në fyt dhe ta prishë agjërimin. Rekomandohet pastrimi i dhëmbëve pas iftarit dhe pas syfyrit.
• Gjatë marrjes së abdesit ose larjes trupore : Nuk duhet tepruar me futjen e ujit në gojë ose në hundë, pasi mund të rrezikojë prishjen e agjërimit. Gjithashtu, shpenzimi i tepërt i ujit është mekruh.
• Shijimi i ushqimit nga gratë : Gruas i lejohet të shijojë me majë të gjuhës ushqimin për të kontrolluar kripën ose shijen, me kusht që të mos e gëlltisë. Kjo lejohet vetëm nëse nuk ka dikë tjetër në shtëpi që mund ta bëjë këtë.
• Dhënia e gjakut : Nëse personi ka frikë se do të dobësohet aq sa do të detyrohet të prishë agjërimin, është mekruh të japë gjak. Nëse nuk ka frikë për dobësim, nuk është mekruh, por më mirë do të ishte të shtyhej pas iftarit.
• Puthja dhe përkëdhelja e bashkëshortes : Nuk lejohet për atë që nuk është i sigurt se mund të përmbahet dhe të mos përfundojë me ejakulim. Për atë që është i sigurt se mund të kontrollojë vetveten, nuk është mekruh.
• Transmetohet nga Ebu Hurejreja se dikush e pyeti Profetin (a.s.) nëse i lejohet të përqafojë dhe përkëdhelë bashkëshorten duke qenë agjërueshëm. Profeti (a.s.) e lejoi për një person të moshuar, por ia ndaloi një të riu, pasi ky mund të mos ishte në gjendje të kontrollonte veten.
Cili është reagimi juaj?






